Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar Iranin në mënyrë kibernetike. Ky sulm i është bërë kompjuterëve të cilët kontrollojnë raketat e ushtrisë Iraniane.

Ushtria amerikane ka lëshuar sulmin kibernetik ndaj sistemit të armëve të Iranit këtë të marte, thuhet nga burimet e sigurta të gazetës The Guardian, të cilët janë të afërt me presidentin Donald Trump. Kjo erdhi si hakmarrje ndaj sulmit që Irani e bëri këtë javë ndaj dronit amerikan.

Ky sulm, bëri që sistemi kompjuterik i ushtrisë iraniane të jetë i papërdorshëm dhe ia pamundësoi kontrollin ndaj raketave, dhe sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, vetë Trump e autorizoi këtë sulm.

Dy nga zyrtarët thanë që sulmi, i cili shenjtëroi kompjuterët e ushtrisë iraniane, ka qenë si opsion i dytë, pasi që opsioni i parë ka qenë sulmi direkt ndaj Iranit. Garda Revolucionare e Iranit (ushtria e vendit) është vendosur në listën e organizatave terroriste nga SHBA-ja.

Gjatë viteve të fundit, zyrtarët amerikanë kanë qenë të fokusuar më shumë në sulme kibernetike sesa operacione ushtarake.

Tensionet e SHBA-së me Iranin kanë eskaluar që nga viti i kaluar, pasi që SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja nukleare e vitit 2015, dhe filloi politikën e “presionit maksimal”. Irani që nga kjo kohë, ka qenë shënjestër për shumë sanksione.

Tensionet u rritën këtë javë, pasi që Irani gjuajti një dron amerikan, i cili sipas Republikës Islamike, ishte futur në hapësirën e tyre ajrore, ndërsa sipas SHBA-së, droni po fluturonte në hapësirat neutrale.

Në javët e fundit, hakerët të cilët punojnë për qeverinë e Iranit kanë shenjtëruar agjencitë e qeverisë amerikane, po ashtu edhe sektorët e ekonomisë dhe financave, naftës dhe gazit, dhe shumë sektorë të tjerë. Kjo fushatë e sulmeve kibernetike mendohet të ketë ardhur menjëherë pasi që SHBA-ja u largua nga marrëveshja nukleare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

“El Cheka” aktivizohet përsëri, tash më me ueb faqe speciale për bombat

Pas mungesës 3 ditore, “El Cheka” mbrëmë është aktivizuar përsëri me publikimin…