Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar BDI për ligjin e ri për administratorët.

Afër dy dekada pushtet, dhe BDI-së iu paska kujtuar të lavdërohet me ligjin e ri për administratorët vetëm tash pak kohë para zgjedhjeve ?!
Rikujtojmë partinë në pushtet se shumë studime nga organizata joqeveritare flasin për administratën e centralizuar e cila i shërben partive qeverisëse për të ruajtur interesat partiake. Një partie siç jeni ju, që bëni gjithçka për të shijuar pushtetin duke keqpërdorur fuqinë punëtore që për ju përkthehet vetëm si votë dhe asgjë tjetër!

Kemi një administratë të stërngarkuar në të cilën ka persona që për vite me radhë nuk kanë as edhe një avancim në karrierë, e në po të njëjtën administratë ka persona të tjerë që avancohen për gjysmë viti në kurriz të partisë. Ende ballafaqohemi me diskriminim etnik sepse fatkeqësisht nuk kemi as përfaqësim adekuat”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se në vend se të lavdërohet, BDI-së duhet t’i vijë turp që pas gjithë këtyre viteve pushtet, sot pak para zgjedhjeve del dhe flet për të drejta që të punësuarve në këtë sektor iu kanë takuar shumë kohë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…