Xheladin Murati /

Edukimi për mirëkuptimin ndërkombëtar ka rëndësi të madhe për gjithë njerëzimin . Për këtë arsye, me të drejtë UNESKO-ja zhvillon aksionin në planin e përparimit të arsimit të orientuar kah mirëkuptimi ndërkombëtar.
Madhësia e idesë së edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar bëhet e qartë nëse merren parasysh edhe këto momente: pasiguria për ardhmërinë e njerëzimit, qëllimet largpamëse të forcave progresive të njerëzimit, kompleksiviteti i shoqërisë bashkëkohore, konfrontimi i sferave të ndryshme të interesit, nevoja e punës dhe aktiviteteve të përbashkëta në planin ndërkombëtar për mirëqenien e njeriut siç janë: ruajtja e paqes, stabiliteti, kundërvënia formave të eksploatimit dhe mbizotërimit, mënjanimi i diskriminimit racor, respektimi i të drejtave të njeriut, të drejtës sociale etj.
1.Premisat
1.Edukata është thelbësore që mirëkuptimi ndërkombëtar të forcohet.
2.Misioni i edukatës paraqet një forcë shtytëse për artikulimin e mirëkuptimit.
3.Edukata sfidon qetësinë dhe paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
2.Qasjet dhe aspektet
2.1.Ideja kryesore për edukim për mirëkuptim ndërkombëtar
Baza nisëse e idesë kryesore të edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar janë: të rinjve dhe të gjithë njerëzve duhet patjetër t’u ndihmohet që qartë ta shohin mundësinë dhe rezultatet e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ndërkombëtar. Këtyre duhet t’ua tregojmë rrugën e paqes dhe mvarshmërinë multilaterale si kusht për prosperitet në të gjitha sferat e jetës dhe punës.
Domethënë ideja kryesore e edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar ka rëndësi fundamentale prej të cilës priten rezultate dhe vlera optimale, edukuese dhe politike. Kjo është vlerë themelore e pedagogjisë progresive dhe humaniste.
2.2.Arsyet e edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar
Në botën bashkëkohore gjithnjë e më shumë theksohet nevoja për edukimin e të rinjve për mirëkuptim ndërkombëtar, si kusht qënësor për përparimin e mëtejmë dhe të barabartë të njerëzimit. Lidhur me këtë, edukimi i të rinjve për mirëkuptim ndërkombëtar dhe bashkëjetesë nuk është vetëm problem edukativ, përkatësisht pedagogjik. Ky është problem i gjerë i bashkësisë botërore, i cili mund të shqyrtohet nga pikëpamja juridike, sociologjike, psikologjike, politike, morale, kulturore etj. Në këtë kontekst, edukimi, arsimimi, mënyra e formimit të ndërgjegjes, ideve te të rinjtë, akceptimi i formave të ndërgjegjes etj., i shoh si faktor prej të cilave varet orientimi gjeostrategjik dhe emancipimi i të rinjve, dhe i cili ka konsekuencat e veta dhe shprehje të dukshme edhe në edukimin për mirëkuptim ndërkombëtar.
Cilat janë arsyet e edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar? Sipas mendimit tonë këtu ka shumë arsye, po kryesore qëndrojnë:
– në nevojën e bartjes së ideve të njerëzimit përparimtar,
– idealet e bashkëjetesës, përparimit, humanizmit dhe paqes,
– pavarësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjithë popujve të botës pavarësisht nga gjuha në të cilën flasin, ngjyra, përkatësia fetare, përcaktimit politik etj.
Fëmijët dhe të rinjtë janë energji dhe forcë potenciale e çdo shoqërie dhe nëpërmjet edukimit dhe arsimimit ata duhet të aftësohen të bëhen forcë motorike për zhvillimin konstruktiv të bashkësisë ndërkombëtare. Kjo është arsye, por edhe nevojë për orientimin, zhvillimin dhe edukimin dhe ndërtimin e tyre të drejtë.
Investimet në edukimin dhe ndërtimin e tyre janë detyrë më humane dhe me përgjegjësi më të madhe e çdo shoqërie, këtë kërkesë në mënyrë mjaftë reliefe ka paraqit ish-kryetari i SHBA-ve Xhon Kenedi,i cili ka thënë. “Përderisa kombi nxit dhe mbron interesat e qytetarëve tanë të rinjë, ky është investim, i cili me siguri do të paguhet jo vetëm në vlerat themelore por edhe në pikëpamje shoqërore dhe ekonomike”.
Kuptimi dhe thelbi i edukimit të të rinjve për mirëkuptim ndërkombëtar qëndron në garancën se ato nisin drejtë interesave të përbashkëta, rrugës dhe qëllimeve të përbashkëta. Krijimin e kushteve më të mira për jetë, ardhmëri më të mirë dhe më të lumtur, ardhmëri në të cilën çdo komb e njeri sheh perspektivën e vet të zhvillimit, kurse kjo ardhmëri për të rinjtë është “tani” , kjo më ka filluar. Lidhur me këtë, disa çështje qenësore janë me rëndësi të posaçme për këtë qëllim. Këto janë:
-Cili është kuptimi ideor dhe shoqëror – pedagogjik dhe thelbi i edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar ?
-Çka është edukimi për mirëkuptim ndërkombëtar nga pikëpamja e teorisë së edukimit?
-A mundemi edukimin për mirëkuptim ndërkombëtar ta shohim të izoluar nga proceset e tjera shoqërore dhe problemet ideoedukuese?
-Si sillet shkolla dhe puna edukative – arsimore ndaj nevojës dhe problemit për edukimin për mirëkuptim ndërkombëtar?
-Cilat janë burimet dhe mundësitë e edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar? etj.
2.3.Kuptimi dhe rëndësia e edukimit për mirëkuptimin ndërkombëtarë
Në esencë të kuptimit edukim për mirëkuptim ndërkombëtar janë përfshirë pikëpamjet tona klasore, sociale, shoqërore-politike dhe kulturore, mbi problemet nga të cilat del kuptimi dhe rëndësia e edukimit të të rinjve në frymën e mirëkuptimit ndërkombëtar. Po ashtu në esencën e këtij kuptimi qëndron politika e paqes, politika e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të të tjerëve, politika e bashkëpunimit të barabartë ndërkombëtar, progresi në botë, politika e çarmatimit dhe koekzistencës paqëdashëse.
Me nocionin edukim për mirëkuptimin ndërkombëtar përkatësisht edukimi i të rinjve në frymën e mirëkuptimit ndërkombëtar nënkuptojmë tërësinë e investimeve dhe aktiviteteve shoqërore politike dhe pedagogjike të forcave progresive me qëllim të edukimit dhe ngritjes së idealeve, obligimeve, nevojave dhe vlerave njerëzore te të rinjtë që t’i kontribuojnë mirë, lumturisë dhe prosperitetit të mbarë njerëzimit. Ky është fenomen i kohës sonë dhe i zhvillimit të shoqërisë njerëzore, gjendjes së ardhmërisë në esencën e të cilit qëndron praktika njerëzore dhe vlerat njerëzore si dhe obligimet e të gjithë njerëzve që të kontribuojnë në edukimin e të rinjve për mirëkuptimin ndërkombëtar.
Duhet përmendur se në Gjenevë në vitin 1925 u themelua Byroja Ndërkombëtare për Edukim, e cila në saje të synimeve të themeluesve duhet të punojë në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në luftë për paqe dhe progres material e moral në njerëzimit.
Nga ajo që përmendëm më lart mund të thuhet se kuptimi edukim për mirëkuptimin ndërkombëtar nuk është vetëm çështje terminologjike, por para së gjithash proces dhe kategori shoqëroro-politike, e cila ka dimensionin e vet të thellërëndësinë morale dhe arsyeshmërinë pedagogjike, e ky është synim kah bashkëjetesa e të gjithë popujve si qëllim më i lartë dhe mirë njerëzor si dhe përparim i idealeve demokratike midis të gjithë popujve të botës.
Duke e kuptuar kësisoj edukimin për mirëkuptim ndërkombëtar, është e domosdoshme që të rinjve nëpërmjet formave të ndryshme sistematike dhe në mënyrë të organizuar t’ju ofrohen orientime ideore e kjo do të thotë së pari, disa informata dhe njohuri (të natyrës politike, sociale, ekonomike, ideore, kulturore, historike, kombëtare etj)., së dyti, zhvillimin emocional dhe shoqëror të personaliteteve dhe së treti botëkuptimet morale – etike.
Nga pikëpamja pedagogjike, rëndësia e zhvillimit për mirëkuptimin ndërkombëtar qëndron si vijon:
-E para në edukimin dhe ndërtimin e vetëdijes internacionaliste dhe i ndjenjës te të rinjtë,
-E dyta, në edukimin e ndjenjës që çdo njeri pavarasisht nga ngjyra, raca, kombi pëfrkatësia politike, fetare, të jetojnë midis njerëzve në mënyrë të barabartë dhe më mes tyre të ekzistojë respektimi, mirëkuptimi, solidariteti, bashkëpunimi dhe ndihma reciproke etj;
-E treta, edukimi i dashurisë ndaj popujve tjerë, kombeve, me një fjalë edukim i simpative, dhe resspektimin ndaj njerëzve dhe
-E katërta edukimi te të rinjtë për mirëkuptimin ndërkombëtar dhe për bashkëjetesë, ndjenjë e solidarësisë dhe bashkëpunimit e ndihmës reciproke.
2.4. Edukimi për mirëkuptimin ndërkombëtar është edukim për të tashmen dhe të ardhmen e cila ka filluar.
Për bashkësinë botërore, edukimin e të rinjve në frymën e mirëkuptimit ndërkombëtar dhe të bashkëjetesës është detyrë e përhershme dhe gjithmonë aktuale dhe çështje mjaft e rëndësishme. Ky është edukim për ardhmërinë e cila tashmë ka filluar. Edukimi për mirëkuptim ndërkombëtar dhe bashkëjetesën nuk është detyrë e imponuar, por është burim pikënisje imperativ i kohës në të cilën punohet edhe nga e cila nisen edhe sistemet tjera nacionale të edukimit dhe arsimit. Në këtë kontekst UNESKO – Organizata e KB-ve për arsim, shkencë dhe kulturë, po bën përpjekje të mëdha për zgjerimin e çështjes së edukimit për mirëkuptimin ndërkombëtar. Për këtë qëllim botoi edhe librin e Herbert Habrahamit ” Problemet dhe faktorët botëror”.
Edhe në aktet e tjera shoqërore politike, dokumentet, aktet e përgjithshme dhe ligjore janë evidentuar detyrat dhe qëllimet e edukimit në frymën e mirëkuptimit ndërkombëtar. Në bazë të kësaj, edukim për mirëkuptim, ndërkombëtar do të thotë që te të rinjtë të kultivohen ndjenjat internacionaliste, ndjenjat e vëllazërimit, bashkëjetesës, kurse kjo në esencë do të thotë edukim i të rinjve për paqe, barazi, bashkëpunim për respektimin e të drejtave të njeriut, për drejtësi sociale, për krijimin e botës që përjetë do të jetojnë në paqe për solidarësinë dhe përparimin e ndërsjellë.
Domethënë, edukimi për mirëkuptim ndërkombëtar në esencë është edukim i marrëdhënieve njerëzore, edukim i ndjenjave se të gjithë i takojmë këtij planeti dhe se duhet jetuar dhe punuar së bashku në interes të përparimit dhe zhvillimit të lirë të gjithë njerëzimit. Me fjalë të tjera edukimi për mirëkuptim ndërkombëtar është marrë në përgjegjësi e detyrave për ardhmërinë e tyë gjithë popujve dhe në këtë kontekst ky edukim ka përmbajtje të përgjithshme njerëzore, shoqërore dhe kuptim e rëndësi pedagogjike.
2.5.Roli i shkollës në edukimin për mirëkuptim ndërkombëtarë
Të gjithë kemi obligim që në emër, të humanitetit të zhvillojmë ndihma reciproke solidarësi, miqësi dhe ta formojmë bashkëjetesën midis popujve të botës. Këtë me siguri e dëshirojnë të gjithë popujt dhe forcat përparimtare të botës. Për këtë arsye është nevojë dhe detyrë që të rinjtë të edukohen për mirëkuptim dhe solidarësi ndërkombëtare për sjellje ndaj të gjithë popujve të botës si ndaj popullit të vet.
Realizimi i qëllimit dhe i detyrave të këtilla. Platforma e së cilës është e thjeshtë internacionaliste kërkon edhe forma adekuate organizimi të cilat drejtpërdrejtë do të kontribuojnë emancipimit shoqëror-politik dhe edukativ të të rinjve, kurse nëpërmjet të kësaj zhvillohet ideja e miqësisë, gëzimit, idesë së lirisë së affrimit të ndërsjellë, mirëkuptimit, respektimit, ideja e paqes dhe e përparimit.
Në të vërtetë edukimi për mirëkuptimin ndërkombëtar realizohet dhe fillon, aty ku takohen të rinjtë, interesat e popujve të ndryshëm, përkatësisht aty ku ata punojnë bashkërisht, luajnë, këndojnë, krijojnë, shoqërohen pavarësisht nga barrierat gjuhësore, dallimet nacionale, fetare, politike e të tjera. Në këtë drejtim, vendi ynë me sukses i realizon parimet, qëllimet dhe detyrat e edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar.
Edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar i kontribuojnë edhe format e tjera siç janë; eksukrsionet ndërkombëtare, aksionet ndërkombëtare të rinisë, garat sportive dhe olimpiadat e të rinjve, manifestimet pikturore, letrare, muzikore, manifestimet poetike etj. të cilat së bashku kanë qëllim të njëjtë dhe të vetëm, edukimin e të rinjve në frymën e mirëkuptimit ndërkombëtar.
Duhet theksuar se turizmi gjithashtu është në shërbimin e përparimit të edukimit për mirëkuptim ndërkombëtar i cili kërkon shqyrtim të posaçëm, sepse është formë mjaft e rëndësishme edukimi.
Nëpërmjet këtyre dhe formave të tjera të punës, duhet të zhvillojmë moton dhe porosinë: “Zgjatma dorën – që së bashku të jetojmë më të lumtur”. Ky është qëllim i edukimit për mirëkuptim ndërkombatër
2.6.Aktivitetet për realizimin e edukimit për mirëkuptim ndërkombëtarë
Qëllimet dhe detyrat e edukimit të të rinjve në frymën e mirëkuptimit ndërkombëtar realizohen nëpërmjet të gjitha aktiviteteve shkollore e jashtëshkollore, në rrethana shoqërore objektive, kështu që bëhet detyrë e përgjithshme e të gjithë bartësve të procesit edukativo-arsimor.
Në mbështetje të gjithë kësaj që u tha më lartë shkollave u shtohet për detyrë të popullarizojnë edukimin për mirëkuptim ndërkombëtar, të afirmojnë qëllimet dhe detyrat, rëndësinë e përgjithshme shoqërore e pedagogjike të kësaj detyre të edukimit e kjo sipas mendimit tonë, është e mundshme po qe se bëhet një konventë ndërkombëtare për nocionet, konceptin, për mbajtjen, parimet dhe detyrat e shkollës në cilat do të mbështeteshin arsimtarët dhe bartësit e tjerë të punës edukative në shkollë.
Është tejet me rëndësi roli, funksioni, dhe rëndësia e shkollës në procesin e afrimit, njohjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të njerëzve të ngjyrave të ndryshme, të përkatësive të ndryshme politike e kombëtare. Ky është një faktor aktiv që i kontribuon emancipimit internacional dhe edukimit të të rinjve për mirëkuptim ndërkombëtar. Në këtë drejtim duhet bërë përpjkeje për vazhdimin e aksionit për realizimin e kësaj ideje për edukim ndërkombëtar.
Nëse dëshirojmë ta ndërtojmë botën e paqes, të miqësisë e të barazisë dhe të drejtësisë sociale duhet qysh sot para së gjithash, T’ua sigurojmë fëmijëve tanë…”
3.Përfundim
Duke përfunduar këto persiatje mbi edukimin për mirëkuptim ndërkombëtar nga poblemet themelore të teorisë sonë pedagogjike, dua të theksoj se të rinjtë mund të jenë forca kryesore e zhvillimit konstruktiv prandaj atyre duhet t’u sigurojmë dhe ardhmëri të lumtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Përpjekja qyqare e Sulejman Rexhepit për t’u vetëamnistuar

Secili njeri normal, secila krijesë e Zotit, me dy gram mend, të…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Sulejman Rexhepi brenda natës dëshiron të bëhet patriot

Deri më sot Sulejman Rexhepi nuk është përulur dhe nuk ka shprehur…