Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi i Kumanovës jep sqarime lidhur me rastin në Lagjen e Trimave në Kumanovë:

Në emër të Grupit të Kumanovës

Fillimisht, duam të sqarojmë edhe një herë qëllimin e ardhjes sonë, sepse na kanë akuzuar me lloj-lloj akuza të rrejshme. Ne nuk kemi ardhur as për para, e as për përfitime. Kemi ardhur për të realizuar qëllimin kombëtar dhe për shkak të mosrealizimit të Marrëveshjes së Ohrit. Erdhëm dhe ramë në grackat e tradhtisë së njerëzve të ligë.

U bënë si u bënë luftimet. Na u premtua se do të na pranojë OSBE-ja dhe u dorëzuam. Përndryshe nuk do të ishim dorëzuar kurrë. Ndoshta të gjithëve do të na vrisnin, por nuk do të dorëzoheshim.

Mirëpo ndodhi tradhtia. Na maltretuan, na i vranë katër shokë pas dorëzimit dhe askush nuk dha përgjegjësi për këto punë. Në luftime kanë qenë të vrarë gjashtë pjesëtarë të Grupit, katër tjerë janë vrarë pasi jemi dorëzuar. Këtë nuk ua falim kurrë. Po të na vrisnin në luftime, askujt asgjë, sepse ne kemi pasur armatim, ata kanë pasur armatim. Mirëpo ekzekutimin në tradhti nuk u falim. Nuk ua falim as maltretimin që na e kanë bë që nga arrestimi e deri sa na dënuan.

Ato të këqija që na i kanë bë, ne nuk i harrojmë. Nëse shteti nuk i zbardh këto krime, na kanë borxh me Kanun të Lekë Dukagjinit. Sepse na kanë rrahur dhe maltretuar edhe pse jemi dorëzuar në besë.

Këta kanë menduar se rrinë njëmijë vjet në pushtet, por askush nuk ka mbetur 1.000 vjet në pushtet.

Gruevski, Mijallkovi e Ali Ahmeti mund të shkojnë deri në fund të botës, por ne nuk ua falim. E dimë që jemi në burg dhe mund të na vrasin të gjithëve. Por nëse nuk i gjejmë ne, do t’i gjejnë shokët dhe familjarët tanë.

Vetëm nëse mbledhin udhëheqësit e 12 fiseve dhe vijnë këtu duke rënë në gjunjë na betohen që nuk na kanë tradhtuar, mund tua falim. Kemi listën me emrat e 13 personave. Ali Ahmeti është me 3 persona tjerë nga BDI-ja në këtë listë. E din ai se kush janë ata persona. Të tjerët janë të VMRO-së.

Nëse dëshirojnë drejtësi duhet të qartësohet puna jonë. Asnjë polic nuk është marrë në përgjegjësi edhe pse na kanë vra e na kanë maltretuar.

Sa ka të bëjë me Mile Janakievskin dhe Spiro Ristovskin, Grupi i Kumanovës mbështet Lirim Krasniqin dhe Esat Kafegjollin. Kësaj here i kemi rrahur sepse na kanë provokuar. Herën tjetër kur të na bien në dorë, do t’i rrahim pa na provokuar. Ata kanë qenë në pushtet kur ne jemi vrarë e maltretuar. Nuk ua harrojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

“El Cheka” aktivizohet përsëri, tash më me ueb faqe speciale për bombat

Pas mungesës 3 ditore, “El Cheka” mbrëmë është aktivizuar përsëri me publikimin…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…