Shefi i flotës detare të Iranit ka thënë se Tehrani është në gjendje të rrëzojë edhe më shumë dronë spiunë të Amerikës, sikur ai që e rrëzuan javën e kaluar.

Paralajmërimi i admiralit Hossein Khanzadi erdhi gjatë një takimi me një grup zyrtarësh të mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Tasnim citoi Khanzadin duke thënë se Irani gjithmonë mund të “dërgojë një tjetër përgjigje dërrmuese… dhe armiku e di këtë”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, javën e kaluar dha urdhrin për sulm ushtarak ndaj Iranit dhe e tërhoqi atë, pasi iranianët rrëzuan një dron amerikan, që ka vlerën e 100 milionë dollarëve.

Irani thotë se droni cenoi hapësirën e tyre ajrore, të cilën SHBA e mohon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Do të hapen dyqanet, restorantet e kafenetë, ja vendi i parë në Europë që planifikon të dalë nga izolimi

Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra…

Deklarata shokuese e zyrtarit kinez: Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian ka bërë deklaratë…

VIDEO / Ushtari izraelit qëllon me plumb pas shpine palestinezin… për qejf

Ky është momenti shokues kur një ushtar izraelit është regjistruar duke qëlluar…

Doktori i njohur: Ja e vërteta që po na fshihet pas koronavirusit?

Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një…

Presidenti Trump: Kim Jong Un kërkon sërish takim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se lideri i Koresë…