Komandanti ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, i cili është vrarë muajin e kaluar në një sulm të Shteteve të Bashkuara me dron, ka bërë përpjekje të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, tha të hënën presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

“Komandanti Soleimani ka qenë një person që ndiqte stabilitetin dhe qetësinë në rajon”, tha Rohani në një fjalim televiziv.

Soleimani ka udhëhequr forcën elitë të Iranit Kuds.

Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë atë më 3 janar, në Bagdad, duke thënë se ai ka planifikuar sulme kundër amerikanëve.

“Nëse komandanti Soleimani donte të vriste gjeneralë amerikanë, do ta kishte shumë, shumë të lehtë në Afganistan, Irak dhe çdo vend tjetër. Ai kurrë nuk e ka bërë këtë”, tha Rohani.

Këtyre komenteve u bëri jehonë edhe kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili tha se vrasja e Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara e ka dobësuar luftën kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) në rajon.

“Administrata e SHBA-së nuk e ka kuptuar ende realitetin në terren”, tha Salehi në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në Vjenë.

Ai tha se Soleimani ka qenë “elementi më i rëndësishëm në luftën kundër Shtetit Islamik”.

Në përgjigje të vrasjes së Soleimanit, Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

“El Cheka” aktivizohet përsëri, tash më me ueb faqe speciale për bombat

Pas mungesës 3 ditore, “El Cheka” mbrëmë është aktivizuar përsëri me publikimin…