Akuzat e ministrit të brendshëm teknik Naqe Çulev se struktura drejtuese të MPB-së janë të lidhura me kriminelë, i hodhi poshtë edhe zëvendësja e tij edhe Qeveria. Ish kryeshefi Ljubomir Gjurçevski thotë se ajo punë nuk është risi, por asnjë ministër nuk ka ndërmarrë masa deri më tani, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Ministri teknik i punëve të brendshme Naqe Çulev ende nuk ka përgjigje në pyetjet që u hapen rreth lidhjes midis MPB-së dhe strukturave kriminale, e njëkohësisht nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet që ia drejtuam MPB-së. Çulev nuk iu përgjigj thirrjeve, ndërsa MPB nuk po përgjigjet nëse ministri teknik ka kërkuar zyrtarisht nga Departamenti për kontrollit të brendshëm që të përpunojë të gjitha raportet ose informacionet për përfshirjen e anëtarëve të MPB në aktivitete kriminale dhe të cilët gjenden në listën e pagave të strukturave kriminale.

Përkatësisht, Çulev më herët deklaroi se zyrtarë, të emëruar nga ish-ministri Oliver Spasovski, u kishin dhënë kriminelëve informacione nëse ata ishin nën masa për HS dhe në rate kur kundër tyre ishin planifikuar aktivitete specifike operative për arrestimin ose ndalimin e tyre.

Sipas ish-shefit të MPB-së Ljubomir Gjurçevski, nuk ishte hera e parë që një ministër si Çulev të fliste për strukturat kriminale në MPB. Ai thotë se të njëjtën e kanë pohuar edhe ish ministrat Oliver Spasovski dhe Gordana Jankuloska kur e morën detyrën, ndërsa askush nuk kishte ndërmarrë veprime.

“Për vite me radhë, MPB vuan nga krijimi i një elite kriminelësh brenda ministrisë, përkatësisht në vend të bashkëpunëtorëve të shtetit dhe ligjit, u krijuan bashkëpunëtorë të bandave kriminale të cilët e krijuan krimin e organizuar në Maqedoni”, thotë Gjurçevski.

Kjo, sipas Gjurçevskit, është deklaratë populliste të cilën e bën secili ministër për të mbledhur pikë politike për partinë e tij.

“Tani kur grumbullohen pika politike për VMRO-DPMNE është e nevojshme të bëhet një deklaratë e tillë populliste që ai do të pastrojë krimin dhe korrupsionin brenda MPB-së, veçanërisht në eshalonin e lartë të komandimit, ndërsa për mendimin tim nuk ka lidhje me atë se ai ose kushdo mund ta pastrojë pa një plan të koordinuar veprimi, aksion gjithëpërfshirës për parandalim të korrupsionit në nivel të shtetit”, vlerëson ai.

Qeveria thotë se akuzat e publkuara janë të pabazuara.

“Nëse ka dyshime për akuza tilla serioze, ato kallëzohen në Prokurorinë publike. Në këtë mënyrë, përmes deklaratave të pabazuara, ato paraqesin përpjekje për të fituar pikë politike. Nëse nuk dëshmohen shpejt, akuzat e tilla do të bien në nivelin e manipulimit politik”, thonë nga Qeveria për REL.

Edhe zëvendës Ministrja plotësuese Sllavjanka Petrovska kishte reaguar më herët se pretendimet e Çulevit ishin plotësisht të pavërteta. Sipas saj, për dallim nga koha e VMRO-DPMNE-së, gjatë periudhës kur Oliver Spasovski ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, krimi në vend ishte zvogëluar.

“Si person nga komuniteti i sigurisë-inteligjencës, Çulev duhet t’i dijë ligjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të jetë i vetëdijshëm se dyshimet për lidhje të mundshme me strukturat kriminale kallëzohen në Prokurorinë publike, e jo në intervista. A është ky profesionalizmi i paralajmëruar aq gjatë nga DPMNE?”, ka shkruar Petrovska në Facebook.

Çulev gjithashtu akuzoi se falë bashkëpunimit me strukturat udhëheqëse të MPB-së disa kriminelë kanë marrë kallëzime më të lehta penale, ndërsa për disa kallëzime ishin fshehur në sirtar. Ndërkohë ai ka zëvendësuar 15 pozicione të kryeshefave dhe drejtuese në MPB që lejohen me përzgjedhje të ministrik teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…