Pesë vite presion medial nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, për ta lëkuriqësuar (pa)personalitetin e Sulejman Rexhepit, së fundmi, presion i hatashëm gjithëpopullor, rezultoi me dorëheqen e Sulejman Rexhepit nga uzurpimi i mëtejmë i BFI-së.
Sulejman Rexhepi paska urdhëruar miqtë e vetë të ngushtë, me të cilët i kreu të gjitha punët më të pista të mundshme, që të mblidhen në Gostivar dhe ta “shkarkojnë”! U bë mirë që iku Sulejman Rexhepi! Tani në lojë kanë ngelur prapë bashkëpunëtorët më të korruptuar dhe më të shantazhuar të Sulejman Rexhepit, të cilët, ligjërisht dhe sipas Kushtetutës dhe rregulloreve përkatëse të BFI-së duhet ta çojnë punën deri në vend, pavarësisht presioneve jonjerëzore të Sulejman Rexhepit. Ndryshe, do të jenë personazhë të epizodit të dytë të fatit të BFI-së – shkatërrimit në themel të këtij Institucioni, sipas instrukcioneve të Sulejman Rexhepit.
Sa janë legjitimë dhe, sa janë me bagazh etik që ta shpëtojnë BFI-në këta peticionistë aspak të moralshëm, kjo mbetet për t’u parë, mbase edhe mund të jenë “myslimanë” të atillë të cilët kanë pranuar që të pendohen për hirë të Allahut të Mëshirueshëm.
Peticionstët nuk dhanë kurrfarë arsye se pse e pranuan dorëheqjen e Sulejman Rexhepit, i cili i detyroi që t’ia mjegullojn këtë akt prej turpi! Megjithatë, arsyet e ikjes së Sulejma Rexhepit u publikuan një ditë para këtij akti: në editorialin e fundit të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, të cilat mund të lexohen edhe me këtë rast, në këtë link: https://reformohu-bfi.blogspot.com/2020/05/nje-kerkese-gjithepopullore-per-suejman.html?sprefçfb.
Këta arsye nuk mund te mbulohen nga peticionashët e kurdisur, me emër e me vulë, sepse këta arsye tashmë janë vrragë, janë plagë të pashterrshme (që kullojnë) të një periudhe më të tmerrshme të BFI-së. Kjo periudhë dhe ky turp nuk mund të përfundojë përderisa dyzginat edhe më tej do të ngelin në duart e dallkaukut, Sulejman Rexhepit. Loja e tij, me gjithë lojtarët e vet, duhet të marrë fund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…