Shkruan: Mirdi Brao /

Si nënpunës fetar të këtij institucioni gjithmonë kemi pas brengë mbarëvajtjen e punëve të përgjithshme që përvjell në vete ky institucion. Me shumë kujdes kemi ndjekur zhvillimet dhe situatat nëpër të cilat ka kaluar BFI-ja duke mos përjashtuar këtu skandalet e njëpasnjëshme të tashmë ish Reisit në bashkëpunim, (në pajtim dhe mos kundërshtim) me krejt strukturën aktuale të Rijasetit, duke mos përjashtuar keqpërdorimet të aspekteve më të ndryshme si ato financiare, plot shkarkime të padrejta nga detyra të muftijve, imamëve dhe nënpunësve tjerë në Rijaset.
Ndodhi që të shkarkohej Reisi që në popull njihet si përgjegjësi kryesor i gjitha të lartpërmendurave, por nga kush u shkakrua dhe çfarë ndodhi më pas? U shkarkua nga miqt dhe shokët e tij më te ngushtë që për vite me rradhë kanë qenë në shërbim të tij me degjueshmërinë dhe nënshtrimin absolut ndaj tij. U shkarkua nga ata anetarë të Rijasetit që për vite me rradhë nuk patën guximin njëherë të vetme tia bënin një sugjerim apo një kritikë kryetarit te tyre që një ditë do ta shkarkonin në bazë të Nenit 58 te Kushtetutës së BFI-së. Kjo na bën të kuptojmë se këta anëtarë të Rijasetit që deri një ditë para shkarkimit të Reisit bashkë me Reisin hëngrën bakllava dhe festuan Bajramin janë po aq fajtorë dhe bashkëfajtorë sa edhe Reisi i tyre për të gjitha akuzat e Nenit 58 me të cilat akuzohet dhe shkarkohet tashmë ish Reisi.

Çfarë duhet të ndodhë më pas?

BFI-ja ka ardhur në një situatë ku reformat janë të patjetërsueshme për tia rikthyer institucionit imazhin e duhur, për tia rikthyer kredibiletitin që pothuajse nuk ekziston fare dhe për tia rikthyer vlerën dhe peshën e vërtetë. Janë disa vite tashmë që në vendin tonë ekziston dhe vepron një lëvizje për reforma në BFI e cila nuk ka rreshtur me veprimtarinë e saj permanente tani e 5 vite me rradhë. Themluesi i kësaj lëvizje H.Afrim Tahiri, u largua nga BFI i sepse nuk pranoi të jet nënshtruar, nuk pranonte shkeljet e shumëta të Kushtetutes së BFI dhe keqpërdorimeve që bëheshin brenda BFI-së, dihen edhe shkaqet e dorëhrqjes së tij në vitin 2014.
Sëkëndejmi, si një nga ata të cilët i hapën front në mënyrë publike krimit në BFI, si një njohësit më të mirë të Kushtetutës së BFI-së – një nga përpiluesit e saj nëse nuk gabohem, jam i mendimit dhe këtë mendim e kanë edhe shumë shokë dhe kolegë të mi të cilët me siguri se do të dalin me deklarata publike në ditët në vijim, pra jemi të mendimit se kjo strukturë aktuale e ka patjeter te ulet dhe te merret vesh me Lëvizjen Myslimane për Reforma në BFI, për të mirën e institucionit dhe njeherë e pergjithmonë të pastrohen punët që edhe popullata të rikthej besimin në BFI dhe të kemi një BFI të mirëfilltë që do të ketë në përgjegjësi mirëmbajtjen e pasurisë shoqërore dhe mbarëvajtjen dhe organizimin e jetës fetare në vendin tonë. Përndryshe nëse dikush mendon se reformë ne BFI është shkarkimi i Sulejman Rexhepit, atëherë kriza do të vazhdojë të thellohet!
Zoti qoftë me të drejtë dhe te sinqertit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Përpjekja qyqare e Sulejman Rexhepit për t’u vetëamnistuar

Secili njeri normal, secila krijesë e Zotit, me dy gram mend, të…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Sulejman Rexhepi brenda natës dëshiron të bëhet patriot

Deri më sot Sulejman Rexhepi nuk është përulur dhe nuk ka shprehur…