Secili njeri normal, secila krijesë e Zotit, me dy gram mend, të cilit do t’i ndodhte ajo çfarë i ndodhë në mënyrë permanente Sulejman Rexhepit, do të tërhiqej dhe kurrë nuk do të lejonte që të bëhet objekt talljeje prej strukturave të caktuara kombëtare, fetare apo edhe politike. Vërtet, pse nuk tërhiqet Sulejman Rexhepi nga BFI-ja që po e falimenton?!?

Shkruan Durie Memishi, ish-medresante

Sulejman Rexhepi sërish u përball me një dëbim nga selia e tij që po e mbanë nën okupim klasik. Kësaj radhe situata ishte sa serioze aq edhe qesharake, sa cirkusante aq edhe e paimagjinueshme, sa e trishtueshme aq edhe sfiduese, për ta provokuar sërish budallallëkun e Sulejman Rexhepit, të cilin që të gjithë e vlerësojnë si uzurpator i BFI-së, si i padëshirueshëm dhe si njeri i cili ka shkaktuar shumë afera dhe dëme të parikuperueshme për këtë Institucion dhe, përgjithësisht, pë fenë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Reagimet e Sulejman Rexhepit, por edhe e pazmores së tij, BDI-së, me rastin skandaloz të gjykatës që mundohet të emërtoj “reis” mbi disa dokumente për të cilat gjithësesi që do të ketë proces gjyqësore, krijojnë përshtypjen se, ky veprim idiotik është skenar i këtyre dy subjekteve, me qëllim të destabilizimit të sekenës politike, dhe të rikthimit të pushtetit aq të ëmbël VMRO-BDI-BFI, më në krye Nikolla Gruevskin për të cilin, Sulejman Rexhepi thotë se, ka bërë mirë që e ka bekuar!!!

Sikur vetëm pak të ishte me mendje të kthjellët, sikur të nos kishte nevojë për pak vëmendje nga opinioni, i cili tashmë e ka margjinalizuar tërësisht, Sulejman Rexhepi nuk do të sillej si ajo foshnje e halitur deri ne besdi, por do të sillej tamam siç sillen liderët shpirtëror, me maturi, me urti dhe duke i përdorur të gjitha instrumentat shtetëror. Por, reagimi i tij i tërbuar, reagimi i tij si i një manjaku absolut, gjuha e tij e denjë për një kriminel, për një bandit, për një njeri të ngulfatur në urrejtje, dëshmon se ai mezi e paska pritur një skenë të tillë, nëse natyrisht, nuk e ka shkaktuar vetë, me qëllim që të dal pak në sipërfaqe dhe të merret dikush me të!

Sulejman Rexhepi është dashur me një shkresë informative ta informojë tërë opinionin e gjërë se çka ka ndodhur, t’i informojë organet e shtetit dhe, mos ta politizojë pa nevojë tërë këtë ngjarje që po kundërmon në skenar të Sulejman Rexhepit dhe miqve të qenit të tij, I. B.

Sulejman Rexhepi, duke e ditur se tashmë është totalisht në margjinat e shoqërisë, duke e ditur se ka marrur fund pesha e tij si personalitet, duke e ditur se është nën llupën e organeve gegjëse të shtetit për shkak të korrupsionit, vjedhjes dhe për një vistër aktesh kriminale, del para mediave, me myhybtë e vet prapa shpinës (për të dëshmuar se të gjithë këta janë budallenj po aq sa vetë ai) dhe, padit shtetin, deklaron ndërprerjen e raporteve me pushtetin, deklaron kundërvënien e BFI-së kundër pushtetit, aludon në një thirrje për padëgjueshmëri qytetare, duke u deklaruar në rrebelim kundër organeve shtetërore për rend dhe siguri (nuk i frikohem policisë!!!), duke kërkuar nga të gjithë partitë që, ose të distancohen nga ky akt ose do ta kenë kundërshtare të denjë BFI-në dhe, fare në fund, duke u mikluar nën përgëdheljen e po të njëjtit pushtet (Pse a nuk qenka pushtet edhe BDI-ja, a?). Myhybët e tij pas çdo kërcënimi, pas çdo ofendimi, pas çdo budallallëku të Sulejman Rexhepit, duartrokisnin dhe hingirizeshin si pizda!

Sulejman Rexhepi, duke u ndjerë tërësisht i izuluar nga faktori ndërkombëtar, ju tha gazetarëve se, “do të shikoni se si prej ditës së nesërme do të më përkrahin të gjithë ndërkombëtarët që veprojnë në vendin tonë”!

Pra, Sulejman Rexhepi nuk e përdori këtë rast për të dëshmuar se është penduar për shkak të sjelljeve të tij arrogante dhe se tash e tutje do të rezonojë tamam siç i ka hije një lideri shpirtëror, por, e përdori për t’u imponuar si faktor, ndaj dhe “si forcë e fuqi” në vend ku nuk do t’i respektojë organet e shtetit përderisa nuk do t’i kërkojnë falje!

Ku është morali i banditizmit të tij këtu?

Thjesht, duke e ditur se ëshë shumë pranë prangave, sepse kësaj radhe është ngritur padia kundër tij dhe se prokuroria do t’ia bashkangjesë edhe paditë e mëparshme tashmë të kompletara me prova e fakte, ai rrebelohet dhe nuk i njeh organet e gjyqësorit, sepse gjyqësori, sipas mendjes së tij të cekët, tashmë i ka hyrë në hak dhe se do të duhet që t’i kërkojë falje publike. Pas kësaj, natyrisht, organet e drejtësisë “nuk do të kishin të drejtë morale” për ta ndjekur Sulejman Rexhepin të cilit, do t’i zgjatej jeta banditeske të paktën edhe nja 3-4 vite.

Kjo ishte nevoja e Sulejman Rexhepit për një skenar të këtillë, nën regjinë katastrofale amatoreske të S. B. në të cilën do të përfshihej edhe mosnjohja e organeve të drejtësisë dhe, me këtë rast, edhe një vetëamnistim! A ia arriti kësaj?

Vetëm le të kalojnë zgjedhjet presidenciale? Tashmë janë dhënë shumë isharete se, pas këtyre zgjedhjeve, do të pasojë një fshesë e madhe në të gjitha instancat shtetërore e shoqërore. Fundja, kjo është kërkesë edhe e ndërkombëtarëve, të cilët po shërbejnë si llampë e kuqe në semafor! Nuk do të ndezet llampa e verdhë pa një pastrim gjeneral të institucioneve dhe të shoqërisë nga elementet që janë të barasvlefshëm me mikrobin. Kurse, ky mikrob, në trungun e BFI-së tashmë ka marrur përmasat e trupthave kancerogjenoze. Sjellja  nonshalante e disa strukturave të BDI-së pa dyshim që po e ngacmojnë gjithnjë e më shumë këtë plagë e cila po kullon dhe po e fëlliqë tërë trupin mysliman të Maqedonisë së Veriut. Për dy-tri parcela që ua ka lënë në pronësi këtyre struklturave të BDI-së, nuk bën që të shkatërrohet pushteti, shteti, shoqëria e BFI-ja! Feja nuk zhvillohet përmes kontrabandimit të parcelave-votave-pandëshkueshmërisë! Sepse, ja që më në fund, Sulejman Rexhepi ia shtrëngoi gabzherrin deri në asfiksim edhe BDI-së, gjë që u vërejt më së miri tek “zëdhënësit” partiakë, të ciliët, rastin në fjalë e përdorën për të shitur pordha, ashtu siç ishte pordhë edhe tërë skenari i Sulejman Rexhepit për ta ringjallur. Megjithatë, kjo ringjallje e tij është grahma e fundit para ikjes (zakonisht për në ahiret)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Sulejman Rexhepi brenda natës dëshiron të bëhet patriot

Deri më sot Sulejman Rexhepi nuk është përulur dhe nuk ka shprehur…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…