Dy incidente ka regjistruar dje policia e Tetovës ku nëpunës të saj kanë qenë cak i kërcënimeve për sulm fizik si dhe incizim të paautorizuar.

Nëpunës policor ka lajmëruar se me automjetin e shokut të tij, F.I (24) nga Tetova kanë shkuar bashkë deri te stacioni i policisë për në punë, por rreth orës 19 në rrugën “107”, dje një automjet ua ka ndërpre rrugën.

“Në automjetin ka qenë personi S.A bashkë me babanë e tij dhe një tjetër person, të cilët kanë tentuar fizikisht t’i sulmojnë dhe u janë kërcënuar. Pastaj, me automjetin i kanë ndjekur deri te stacioni i policisë në Tetovë. Personat janë thirr në bisedë në stacion të policisë dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, me çka do të pasojë parashtresë adekuate, njoftoi sot SPB e Tetovës.

Gjatë ditës së djeshme në bulevardin “Ilindenska”, madje një nëpunës policor nga policia e trafikut në mënyrë të paautorizuar është incizuar nga M.R (34) nga Tetova derisa ka kryer aktivitetet zyrtare lidhur me automjetin e tij të parkuar gabimisht ‘folksvagen pasat’ me targa të Kosovës. M.R ka refuzuar të ndalet dhe të fshijë incizimet nga telefoni me çka është privuar nga liria. Janë marrë masa me çka do të ngritët parashtresë adekuate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…