Ish deputetja, por edhe kryetarja e Unionit të grave të VMRO DPMNE-së, Daniella Rangellova, nuk do të përgjigjet për rastin “Shuplakat në Qendër”. Prokuroria e tërhoqi padinë. Kështu veproi edhe për dy të akuzuarit e tjerë, Millan Andonovskin dhe Borçe Bogdanovskin. Provat, por edhe dëshmitarët, nuk kanë treguar se Rangellova, në atë kohë këshilltare në komunën e Qendrës, mund të ketë ndonjë faj.

Do t’u them atyre dëshmitarëve që dëshmuan rrejshëm kundër meje, le t’u shërbejë për nder, pa u futur në qëllimet e tyre personale”-tha

Daniella Rangellova- ish këshilltare në komunën e Qendrës (VMRO DPMNE).

Rangellova nuk pret që VMRO DPMNE ta sulmojë atë pasi nga akuza del e pafajshme.

U akuzova për pazare. Tani e dëshmova drejtësinë. Tani mund të ballafaqohem me ata që më akuzuan nga partia. Rezultoi e kundërta e asaj që pretendoi Mickoski dhe kompania, dhe tani mund të ballafaqohemi personalisht në duel”-tha Daniella Rangellova- ish këshilltare në komunën e Qendrës (VMRO DPMNE)

Prokuroria kërkoi dënime me burg për porositësit gjegjësisht për të arratisurin Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Mile Janakieskin. Problemi për mbrojtjen është se, prokurorët kanë tërhequr akuzat kundër disa prej të akuzuarve.

Nuk është se aktakuza është ndryshuar në një pjesë të parëndësishme, por në pjesë thelbësore, në pjesë të madhe për të akuzuarit”-pohoi Elenko Millanov- avokat i Mile Janakieskit.

Aktvendim lirimi kërkoi edhe i akuzuari Aleksandar Trajkovski, i cili e vizitoi Nikolla Gruevskin në Hungari. Janakieski dhe pesë të akuzuarit e tjerë mbrojtjen e tyre do të paraqesin të hënën. Në këtë rast, paraprakisht dy persona kishin pranuar fajin, një është dënuar me kusht kurse për tre është tërhequr akuza. Dënimi i paraparë me burg për shtatë të akuzuarit e tjerë është nga pesë muaj deri në pesë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…