Deri më sot Sulejman Rexhepi nuk është përulur dhe nuk ka shprehur nderim e respekt para varrit të Hoxhë Jakup Asipit, bashkëmendimtarit të Adem Jasharit! Nuk do të bënte keq sikur Sulejman Rexhepi të shkonte me tërë familjen e vet dhe të përkulej në shenjë nderimi sidomos para varrit të Komandant Kushtrimit, rahmetli Harun Aliut

Shkruan Shek Hallaqi

Vendet e shenjta fetare e kombëtare vizitohen edhe prej halabakëve, matrapazëve, kodoshëve, spiunëve, njerëzve të prishtë e të fëlliqtë deri në gjak! Përzihen ata dhe japin nderime e respekt, çojnë salavate e këndojnë ndonjë Fatiha bashkë me të devotshmit, me kombëtarët, me patriotët.
Për më tepër, kanë nevojë që të përkulen e të shprehin nderime para varrezave e lapidareve, para përmendoreve e familjarëve, sidomos ata që janë gjakëprishur, ata gjeni i të cilëve ka pësuar mutacion duke u shndërruar në krijesa bakteriale shumë të rrezikshme. Kanë nevojë që të shpërfytyrohen në krijesa të mira e të dashura, sepse, thellësisht janë të bindur se ua kanë borxh gjakun, sepse kanë qenë ithtarë të të këqinjëve, të atyreve që i kanë vrarë, i kanë torturuar, i kanë masakruar. Dhe, këtë krim mundohen që ta kamuflojnë duke ua bërë me dije krejt botës se “u përkulën”, se shprehën nderime”, “shpalosën kujtime”, “kënduan nga një Fatiha”… Dhe, tashmë nuk janë kodoshë por patriotë! Të ndershmit i kryjnë këto nderime e respekte sepse e ndjejnë me shpirt e me zemër, sepse e kanë në edukatën e tyre që ta madhërojnë të mirën e të shenjtën, sepse bashkarisht janë angazhuar për të mirën, për të cilën, dikujt i takon të flijohet e dikujt të vazhdojë për ta shijuar dhe vlerësuar të mirën. Këtë gjest fetar e kombëtar të mirët dhe të ndershmit e bëjnë pa zhurmë, pa pompozitet, pa potere, pa facebooka. E bëjnë sepse e ndjejë si detyrim.
Po çfar ndjenë, për shembull, Sulejman Rexhepi? Çka e nxitë atë që të kërkojë të pajiset e të çertifikohet me meritat e tjetër kujt? Çka e detyron atë që të përpiqet që të spërkatet me gjakun e derdhur të heronjëve deri sa vetë ky ka bërë koqen e qejfit!
Mulla Sula na paska shkuar dhe qenka përkulur te varri i heroit legjendar të kombit shqiptar, AdemJashari, si dhe te varrezat e pjesëtarëve të familjes së tij?! Tybeistigfar! Nëse vetëm një përqind është e vërtetë nga tërë ajo që thuhet e që shkruhet për Sulejman Rexhepin, atëherë, duhet shpallur tradhëtarë të kombit të gjithë ata që e çuan natën te varrezat e Jasharajve, të cilat, Sulejman Rexhepi, pa dyshim që i konsideron si tezga ku mund të blejë pak patriotizëm dhe pak “prashak” që e shpëlanë të kaluarën e tij të fëlliqtë e antikombëtare.
Nëse është e vërtetë angazhimi i tij nëpër xhamia për ta luftuar “nacionalizmin dhe seperatizmin” shqiptar i cili nacionalizëm angazhohej për liri dhe çlirim prej okupatorit serb, nëse është e vërtetë se tekstin që e ka botur më vitin 1987 në Takvimin e BFI-së, e ka po atë tekst që e ka mbajtur si ligjeratë të përshpirtshme para hoxhallarëve dhe xhematlinjëve, atëherë, si ka fytyrë që të vizitojë me terr të natës varrezat e Jasharajve? Si guxoi ta shprehë këtë hipokrizi kaq haptazi kur dihet se, po ky Sulejman Rexhepi, i ka shkruar letër Gordana Jankullovskës, armikes së përbetuar të shqiptarëve pra, edhe të Adem Jasharit, që mos ta lë të futet në Maqedoni e të mbajë vaz në stadiumin e Çairit, pikërisht bashkëluftëtari i ushtrisë kombëtare të Adem Jasharit, hoxha i ndritshëm, Shefqet Krasniqi!
Sulejman Rexhepi më përpara ka vizituar institucionet politiko-fetare të Serbisë se sa që ka vizituar komplekse memorialesh të heronjëve tanë dhe, me këtë vizitë më shumë e ka lartësuar “institucionin fetar” të ish-presidentit fashist serb, Tomisllav Nikoliqit, me ç’gjë është përpjekur ta dëmtojë Institucionin fetar të cilës lirinë ia solli gjaku i Adem Jasharit!
Po pse Kompleksi Memorial “Adem Jashari” të vizitohet natën? Sulejman Rexhepi frikësohej që mos të jetë ditë dhe të ketë shumë njerëz të cilët mund ta njohin dhe ta gurëzojnë si shejtanin në Mine? Apo, sepse Sulejman Rexhepi është nisur nga logjika e sojit të vet se, shqiptari brenda natës mund të bëhet patriot! Ishte çka nuk ishte dikur – tash është patriot!!!
Dergja e Sulës si dergja e pulës, tha këto ditë, një akademik i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Kështu reagoi sapo lexoi lajmin se Sulejman Rexhepi, sëmundjen e vet, atë “koronavirusin” e vet përjetësisht të pashërueshëm, ka nisur t’ua bartë edhe të tjerëve. Ka gjetur një tezgë dhe veç blenë “mirnjohje” të UÇK-së! Që mos të ngelë i vetmi cirkuzant që me veprimet e veta idiotike të bën të qeshësh deri sa të dhihesh, ka nisur që me të njëjta veçori virusale t’i veshë edhe të tjerët dhe, prej një Mulla Sula të bëhen plotë! Pulat me dergje nuk i bëjnë punë as dhelprës!
Ata që nuk e kanë gjetur veten në shoqëri, ata që vegjetojnë kot, si mizat rreth truçit të m…, pa dyshim që kanë nevojë për një strumbullar ku do të mblidhen dhe do ta kryejnë ritualin e tyre të pederaftë e të pështirë. Duke e konceptuar Mulla Sulën si një nga “liderët” më të mençur, si një “shkrimtar kombëtar” e si një “publicist kontemporan”, sakaq i ngjiten si ai për këpuc dhe nisin ta madhërojnë e ta shohin si Faraon bashkëkohor!
Sinan Hasani ishte Kryetar i Kryesisë së Jugosllavisë! Plus që ishte edhe shkrimtar, madje me renome ndërkombëtare, sepse romani i tij “Rrushi ka nisë me u pjekë” ishte përkthyer edhe në arabisht, por, ku është sot? Askund! As në histori e as në letërsi kombëtare! Sepse, faktet ngelën të gjalla, kurrë nuk u zhdukën faktet që flisnin se truri i tij prej kodoshi, nuk ishe në gjendje që njëkohësisht të prodhojë edhe libra e publicistikë, edhe tradhëti kombëtare! Prandaj, kuaziintelektualët, pseudovlerat, antikombëtarët, vendin e kanë në pleh të harresës e jo në piedestalin e kujtesës dhe të respektit!
Meqë ra fjala – pse deri më sot Sulejman Rexhepi nuk është përulur dhe nuk ka shprehur nderim e respekt para varrit të Hoxhë Jakup Asipit, bashkëmendimtarit të Adem Jaharit! Nuk do të bënte keq sikur Sulejman Rexhepi të shkonte me tërë familjen e vet dhe të përkulej sidomos para varrit të Komandant Kushtrimit, rahmetli Harun Aliut!
Haram të gjithë atyreve të cilët kontribuojnë dhe lejojnë që, me “respekte e nderime” të tipave që shquhen me antivlerë, me kodoshllëk dhe me antikombëtarizëm e antifetarizëm, të lejohet që të njolloset varri i Adem Jasharit. Ky Memorial nuk mund të shdnërrohet në qendër rehabilitimi për të gjithë ata që kane nevojë t’i shërojnë gjenet e shprishur.
Qendra Memoriale “Adem Jashari” është Histori Kombëtare dhe jo barcaletë për “lumturim” të matrapazëve./kombetare/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…