Një objekt misterioz në qiell duke fluturuar që është filmuar gjatë paradës ushtarake të organizuar në Kinë me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, ka nxitur spekulime se është dera e një aeroplani që ishte shkëputur nga fluturakja gjatë manovrave.

Videoja e shkurtër e publikuar në rrjetet sociale shfaq objektin e paidentifikuar që lëviz me shpejtësi në qiell, kur tetë aeroplanë po bënin akrobacione.

Por, Pekini zyrtar pretendon se ishte një dron që ishte ngritur në ajër për ta filmuar eventin, duke hedhur poshtë thashethemet se bëhet fjalë për derën e njërit nga tetë aeroplanit që ishte shkëputur gjatë fluturimit.

Videoja 15-sekondëshe e publikuar në internet ka bërë bujë, pasi Kina lavdërohej për prezantimin e armëve “moderne” në paradën më të madhe ushtarake të organizuar ndonjëherë në Pekin.

Ky spektakël besohet se i ka kushtuar kuletës së shteti 2.4 miliardë funte, dhe e gjitha u bë për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore kineze.

E objekti që shihet në video besohej se ishte dera e fluturakes KJ-200 që binte në tokë me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. E sipas komandantit Ding Laihang që udhëhoqi me paradën ushtarake, pranoi se KJ-200 i printe tetë aeroplanëve luftarakë. 

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/10/03/6892577695984012137/636x382_MP4_6892577695984012137.mp4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

El Cheka nuk ndalet (FOTO)

“Bombashi” El Cheka deri më tani ka shpërthyer dhjetra “bomba” me tematika…

Flet Grupi i Kumanovës: Ramë në grackat e tradhëtisë së njerëzve të ligë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin El Cheka, Grupi…

“El Cheka” aktivizohet përsëri, tash më me ueb faqe speciale për bombat

Pas mungesës 3 ditore, “El Cheka” mbrëmë është aktivizuar përsëri me publikimin…

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

“Bombat” si dimër siberian!?

Bisedat e përgjuara të Sheqerim Ahmetit, të njohur në Fejsbuk si “El…